Ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 99-vjeçare, përcillet në banesën e fundit Princi Filip

17/04 20:37
Credits to Apollon TV
Ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 99-vjeçare, përcillet në banesën e fundit Princi Filip

Ditën e sotme familja mbretërore i dha lamtumirën e fundit princit Filip i cili ndërroi jetë  në 9 prill, në moshën 99 vjeçare.

Me bllokimin e vendit nga pandemia ceremonia e varrimit është zhvilluar me një numër të vogël pjesëmarrësish dhe mbretëresha Elisabeta ka lejuar vetëm 30 persona të  nderojnë në lamtumirën e fundit bashkëshortin e saj.

Ceremonia  e varrimit është zhvilluar në orën 15:oo dhe qytetatër kanë mbajtur një minutë heshtje për princin Filip, ndërsa ceremonia është transmetuar dhe është ndjekur nëpërmjet ekranit.

Orët e para të mëngjesit e gjetën mbretërinë duke prezantuar protokollin për të bërë që githçka të shkojë si duhet për të përcjellë në banesën e fundit dukën e  Edinburgut,  ndërsa arkivoli ka qëndruar në kishën private të Kalasë së Ëindsor.

Ëilliam dhe Harry janë parë të ecin në krah të kushëririt të tyre dhe jo të njeri tjetrit pas përplasjeve që kanë pasur  në vitet e fundit.

Nuk do të këtë asnjë fjalim nga familja, por kjo është e zakonshme për funeralet mbretërore. Kamerat janë lejuar në varrim në mënyrë që publiku të mund të marrë pjesë në ceremoni edhe pse nga ekrani.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.