Ndërprisni seancën”, Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Po i bëhen gati 2 ministra për burg

20/07 11:06
Credits to Apollon TV
Ndërprisni seancën”, Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Po i bëhen gati 2 ministra për burg

Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka kërkuar që seanca të ndërpritet dhe jetë prezent kryeministri Edi Rama.

Bardhi kërkoi që Rama të jetë në seancë dhe të zhvillojnë një interpelancë në lidhje me aferën e inceneratorëve.

“Ju doni të kaloni në heshtje çështjen e inceneratorëve. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama. Ju mendoni se seanca do vahzdojë. Ju kërkoj të ndërprisni seancën, të vijë këtu kryeministri, e ti përgjigjet kërkesës për mocion për debat.

Ka sot 2 ministra në burg, po bëhen gati edhe 2 të tjerë që t’i bëjnë shoqëri. Unë e kuptoj sikletin tuaj, ka ca kohë që ju kërcënon, se nëse ngrihet ndonjëri do ju coj në zgjedhje të parakohshme. Rama duhet të marrë guximin, të dalë nga ku është dhe të vijë në seancë”, tha Bardhi ndër të tjera.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.