Ndërhyrje laparaskopike tek një 65-vjeçar në Spitalin Memorial të Fierit

21/06 15:45
Credits to Apollon TV
Ndërhyrje laparaskopike tek një 65-vjeçar në Spitalin Memorial të Fierit

Një 65-vjeçar nga Fieri, ishte pacienti i radhës që iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale me procedurën TEP (riparimi i hernies në mënyrë laparaskopike ekstraperitoneale) në Spitalin Memorial të Fierit.

Në një prononcim për ATSH-në, drejtoresha e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit, Rudina Degjoni informon mbi këtë ndërhyrje të rëndësishme, e cila u krye në bashkëpunim nga mjekët turq dhe shqiptarë në këtë spital.

Ajo theksoi se “falë punës së Dr. Bulent Yuksel, Dr.Freki Vila dhe konsulencës së ekipit reanimator dhe atij të kardiologjisë pacienti Luan Malasi nga Fieri gëzon shëndet të plotë”.

Degjoni tha për ATSH-në se deri tani në këtë spital janë kryer 20 ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë, sipas saj, “janë mbi 550 pacientë kanë marrë shërbim deri tani në spitalin Memorial Fier”.

Drejtoresha e Spitalit Memorial Fier tha se “pranë këtij spitali referohen raste nga qarku Vlorë, Fier, Gjirokastër).

Spitali Memorial i Fierit do të shërbejë si qendër ekselence, ndërkohë që operohet me staf të përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar, për të gjithë rajonin e jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital do të aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

Spitali Rajonal Memorial Fier ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë

Burimi: ATSH

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.