Ndërhyn FNSH hedh gaz lotsjellës, shpërndahen të rinjtë

12/12 11:48
Credits to Apollon TV

Qindra qytetarë të Shkodrës janë duke protestuar në këto momente në shenjë solidariteti me tre protestat që janë zhvilluar në Tiranë, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Pamje aspak të zakonta vijnë nga Shkodra, ku protestuesit kanë hyrë brenda në selinë e PS-së kanë marrë dokumenta, karrige, tavolina, printer dhe më pas jashtë godinës i kanë vënë flakën.

Edhe pse më parë protesta ishte lajmëruar se do të ishte e qetë, situata nuk ishte aspak e tillë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e FNSH-së, të cilët kanë hedhur gazlotsellës për të shpërndarë turmën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.