Ndalohet 34-vjeçari nga Fieri, kapet duke transportuar 17 emigrantë

20/04 9:32
Credits to Apollon TV
Ndalohet 34-vjeçari nga Fieri, kapet duke transportuar 17 emigrantë

Një person është vënë në p rangat e policisë për shkak se akuzohet për transportim emigrantësh të paligjshëm kundrejt përfitimit.
I arrestuari është P. L., 34 vjeç, banues në Fier. Mësohet se 34 vjeçari u kap nga forcat e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, Devoll, duke transportuar me një mjet furgon tip “Fiat” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë k riminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex” dhe specialistët për Hetimin e N arkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit k riminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 34 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, Devoll, duke transportuar me një mjet furgon tip “Fiat” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.