Ndahet parakohe nga jeta zv.kryetari i Bashkisë së Elbasanit Ervin Saraçi, 37-vjeçari pësoi goditje cerebrale

09/12 15:29
Credits to Apollon TV
Ndahet parakohe nga jeta zv.kryetari i Bashkisë së Elbasanit Ervin Saraçi, 37-vjeçari pësoi goditje cerebrale

Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare nënkryetari i bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi. Ai ndërroi jetë si pasojë e një hemorragjie cerebrale që pësoi tre ditë më parë.

Saraçi iu nënshtrua një ndërhyrje por nuk ja doli edhe pse mjekët bënë të pamundurën. Lajmi ka tronditur familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ervin Saraçi ishte një djalë plot energji, gjithmonë i qeshur dhe i dashur me të gjithë. Saraçi ishte i apasionuar pas aktiviteteve fizike, ishte anëtar i shoqatës së Alpinistëve në Elbasan.

Ervin Saraci kishte mbaruar studimet e larta për gjuhën Frenge në Elbasan, mandej kishte kryer Masterin Shkencat politike në Belgjike. Në vitin 2006-2007 punoi si mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Peqin. Në shtator të vitit 2011 -2013 iu besua Drejtimi i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan. Në vitin 2013-2015 u emerua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan e më pas u rrit në detyrë, duke zënë postin e nënkryetarit të bashkisë, post të cilin e mbante deri tani. 37 vjeçari ishte i martuar dhe babai i një djali 9-vjecar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.