Ndahet nga jeta në moshë të re si pasoje e infektimit me Covid-19 aktori i njohur Shqiptar

25/03 20:37
Credits to Apollon TV

Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti është ndarë nga jetë këtë të enjte si pasojë e infektimit me Covid-19.

Aktori i njohur Luran Ahmeti 45-vjeçar ishte i shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup, por ai nuk ia doli dot përballë sëmundjes së rrezikshme.

Ahmeti la pas të bijen, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ahmeti ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike.Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshirë edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.