
NANO: ÇDO POLIC QË DHUNON QYTETARËT DO TË PËRBALLET ME LIGJIN

Nga Dibra ku mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano në fjalën e tij tha se nuk do të tolerohet asnjë rast i punonjësit të policisë që nuk do të sillet mirë me qytetarin apo që ushtron dhunë ndaj tij . Nano u shpreh gjithashtu se Policia e Shtetit është pranë zbardhjes së disa ngjarjeve të rënda kriminale.