
Na ndihmoni po mbytemi, malet tona po zbresin!” Greqia në orë tmerri, pamjet e frikshme nga përmbytjet

Pas zjarreve Greqia po përballet me përmbytjet. Situata paraqitet e rëndë në Kardhicë, ku banorët kanë kaluar një tjetër natë të vështirë me ujin që ka vërshuar në banesat e tyre.
Sipas mediave greke mësohet se qindra banorë në fshatrat e komunës së Palamës në Kardhicë po qëndrojnë në tarracat dhe çatitë e banesave duke pritur evakuimin.
Bëhet me dije se për evakuimin e banorëve do të përdoren helikopterët e kërkim-shpëtimit Super Puma, teksa po shqyrtohet nëse në operacion do të kontribuojnë edhe forcat ajrore të ushtrisë, baza e të cilëve është në Stefanovikio
Plani aktualisht parashikon që një nga tre helikopterët të niset për në fshatin Aspritsa për të marrë 35 persona, një në fshatin Agia Triada dhe një në Metamorfosi. Në të njëjtën kohë, motorët nga Volosi do të vendosen në zonë pasi u konstatua se varkat nuk ndihmojnë efektivisht në operacionin e shpëtimit.
Ndërkohë, mësohet se tre familje janë zhdukur në fshatin Rizovuni. Forcat e shpëtimit janë vënë në lëvizje dhe po kërkojnë për gjetjen e tyre. Zyrtarisht flitet për 3 humbje jete dhe 2 persona të humbur.
Banorët e zonës që folën për SKAI-n të alarmuar dhe frikësuar kanë përshkruar situatën që po përjetojnë: Na ndihmoni, po mbytemi, çdo 10 minuta dëgjojmë të shembet një shtëpi. “Jemi ngjitur në mal, kemi nevojë për ujë dhe ushqim”, tha kryetari i komunitetit vloh .
Forcat e shpëtimit janë të frikësuar për shkak të ujit të grumbulluar në masën malore. Ata thonë se nëse uji do të zbresë në ultësirë, situata që do të krijohet do të jetë e vështirë për zonat fushore.
Zëvendësguvernatori i Trikalonit, Christos Michalakis , në një deklaratë për Agjencinë e Lajmeve të Athinës bëri thirrje që të dërgohen pajisje speciale për të shpëtuar njerëzit, ndërsa foli edhe për shumë rrëshqitje dherash në masivin malor, duke theksuar se “malet tona po zbresin”.