Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli, uron gjithë besimtarët mysliman për festën e Fiter Bajramit

13/05 11:03
Credits to Apollon TV
Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli, uron gjithë besimtarët mysliman për festën e Fiter Bajramit

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Myftiu i Fierit Mikel Hazizolli ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë ushqime, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Përgjatë 30 ditëve besimtarët myslimanë kanë sakrifikuar duke agjëruar dhe duke kryer ritualet e tyre shpirtërore duke adhuruar krijuesin. Fitër Bajrami është një festë e madhe për ta, e cila finalizohet me drekën tradicionale si dhe me vizitat dhe takimet me familjarët, miqtë dhe të afërmit.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.