Muzikë LIVE dhe festë të çmendur “nën hundën” e policisë në Athinë, arrestohen shqiptarët

14/03 6:49
Credits to Apollon TV

Policia greke ka arrestuar 2 Shqiptarë, pasi dyshohet se kanë mbajtur hapur për tre muaj një klub nate në Athinë, gjatë periudhës së karantinës.

Media greke Skai, shkruan se lokali qëndronte i hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe të ftuar ishin këngëtarë të njohur. Këngëtarët qendronin brenda në lokal deri në orët e mëngjesit dhe më pas largoheshin.

Ata janë gjobitur me nga 3 mijë euro, ndërsa për arsye se kanë mbajtur hapur aktivitetin janë gjobitur me 5 mijë euro. Ndërkohë policia greke ka gjobitur me 30 euro të gjithë klientët e lokalit.

Sipas raportimeve, kjo nuk është hera e parë që policia ndërhyn në këtë lokal, pasi dhe në muajin tetor të 2020, gjatë një kontrolli, brenda lokalit u gjetën plot 141 persona duke u argëtuar, në kundërshtim të plotë me rregullat dhe protollonin anti-Covid.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.