Motra vret motrën me thikë në Tiranë!

03/09 13:34
Credits to Apollon TV
Motra vret motrën me thikë në Tiranë!

Një vrasje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë në rrugën e Kavajës. Një 37-vjeçare me emrin Amanda Pushani u gjet e pajetë, e cila fillimisht u dyshua se kishte kryer vetëvrasje, por hetimet vërtetuan ndryshe. Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja Pushani, kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në lidhje me vrasjen autoritetet arrestuan motrën e saj Marsela Pushani, 40 vjeç, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës të motrën e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Ajo që ka njoftuar ngjarjen ka qenë nëna e viktimës, e cila ka telefonuar ambulancën duke i thënë se e bija nuk ndihet mirë. Shërbimi mjekësor e gjeti të vdekur 37-vjeçaren ndera gjatë ekzaminimit u vu re që kishte një plagë poshte stomakut.

Ngjarja dyshohet se ndodhi për motive banale, ku motrat kanë pasur një përleshje mes tyre pasi viktima ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë bëhej agresive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.