Moti i keq në Elbasan, mblidhet Shtabi i Emergjencave: Ka probleme në disa fshatra dhe akse rrugore

13/02 18:13
Credits to Apollon TV
Moti i keq në Elbasan, mblidhet Shtabi i Emergjencave: Ka probleme në disa fshatra dhe akse rrugore

Shtabi i Emergjencave në Elbasan është duke zhvilluar një mbledhje urgjente për shkak të motit të keq që ka përfshirë këtë qark.

Mbledhja emergjente është kërkuar nga prefekti i qarkut, Klevis Xhoxhi i cili kërkoi gatishmëri nga të gjitha institucionet. Ndërkohë në mbledhje u bë me dije se probleme kanë disa akse dhe fshatra si Gracenl, Labinot, Mal dhe Shushicë.

Njoftimi:

Prefekti i Qarkut Elbasan, Klevis Xhoxhi, thirri në një mbledhje urgjente Shtabin e Emnergjencave, nisur nga situate e përkeqësuar e motit. Vetë Prefekti Xhoxhi i bëri një përmbledhje situatës në të cilën ndodhet Qarku, ndërkohë që kërkoi nga të gjithë institucionet gadishmëri maksimale dhe të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, pohoi se situate përgjithësisht në qytetin e Elbasanit është e qetë, ndërsa probleme raportohen në disa fshatra në Njësive Administrative Gracen, Labinot Mal apo Shushicë. Llatja dha edhe një njoftim të rëndësishëm për kopshtet dhe shkollat.

Për situatën e reshjeve në qarkun e Elbasanit, raportuan edhe drejtues të insitucioneve të tjera, të cilët e konsideruan aktualisht të qëndrueshme dhe kanë marrë të gjitha masat për ta përballuar, edhe pse në zona të thella paraqiten vështirësi, sidomos në disa akse rrugore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.