Mot i paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu në gjithë vendin, mësoni parashikimin për 5 ditët e javës

21/12 6:53
Credits to Apollon TV
Mot i paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu në gjithë vendin, mësoni parashikimin për 5 ditët e javës

Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira kalimtare, java që presim përpara na rezervon tjetër tablo ndryshe sa i përket parashikimit të motit. Kjo pasi vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në mënyrë të përmbledhur duke nisur nga dita e Hënë deri dhe ditën e Enjte në të gjithë territorin do të mbizotërojë moti i vranët por hera-herës dhe në kohë afatshkurtër nuk do të mungojnë intervalet me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Edhe ditën e Premte moti do të jetë i vranët por intensiteti i reshjeve bëhet mesatar në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në zonën e veriut intensiteti deri i lartë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak./N.B

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.