Mot i keq në horizont, ISHP i bën apel qytetarëve: Karikoni celularët dhe mos kaloni me mjetet tuaja në vende të dyshimta

28/12 21:34
Credits to Apollon TV
Mot i keq në horizont, ISHP i bën apel qytetarëve: Karikoni celularët dhe mos kaloni me mjetet tuaja në vende të dyshimta

Duke iu referuar përkeqësimit të motit dhe nisjes së reshjeve të vazhdueshme, Instituti i Shëndetit Publik ka këshilluar qytetarët për marrjen e masave gjatë kësaj periudhe. Në njoftimin e ISHP-së u bëhet thirrje të gjithë shtetasve që të shmangin në maksimum lëvizjet me mjetet motorike, si dhe të kontrollojnë gjendjen teknike të tyre përpara se të nisin lëvizjen. Gjithashtu qytetarëve u kërkohet që të mos kalojnë në vende të dyshimta me pellgje uji apo prurje të mëdha me rrezik rrëshqitjeje nga dheu.

Reagimi i plotë: Reshjet e dendura shtojnë mundësinë për aksidente rrezikojnë jetën tuaj. Në këto kushte: Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike.

Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat. Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat. Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin. Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.

Vendosni fëmijët në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie. Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara. Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.