Mori të dyja dozat anti-Covid, infektohet me koronavirus presidenti i Argjentinës

06/04 7:36
Credits to Apollon TV

Presidenti i Argjentinës është infektuar nga Covid-19 edhe pse në muajin janar bëri vaksinën ruse Sputnik V.

Alberto Fernandez, 62 vjeç, u vaksinua publikisht në një spital të Buenos Aires më 21 janar, mirëpo së fundmi disa dhimbje koke bënë që ai të kryente testin e covid përsëri ku doli pozitiv.

 “‘Unë tashmë jam i izoluar, duke respektuar protokollin aktual dhe duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim personal. Unë kam kontaktuar njerëzit që kam takuar në 48 orët e fundit për të vlerësuar nëse ato janë të rrezikuar”- tha ai.

Sipas informacioneve të ekipit mjekësor, Presidenti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është mirë, asimptomatik, me parametra brenda kufijve normal”, mësohet të kenë thënë mjekët.

Fernandez ka marrë të dyja dozat e vaksinës Sputnik, një në janar dhe e dyta në shkurt.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.