Mori pa autorizim 30 bombola oksigjeni për të sëmurët me Covid, arrestohet oksigjenisti i spitalit të Kavajës

14/01 16:54
Credits to Apollon TV
Mori pa autorizim 30 bombola oksigjeni për të sëmurët me Covid, arrestohet oksigjenisti i spitalit të Kavajës

Policia arrestoi një 26-vjeçar për shpërdorim detyre, pasi shpërndau 30 bombula oksigjeni pa autorizimin e spitalit të Kavajës.

Sipas informacioneve për mediat, i arrestuari është Mensur Shtylla, i cili punonte si oksigjenist pranë këtij spitali.

Ai ua shpërndante bombulat e oksigjenit personave të infektuar me koronavirus, e nga disa prej tyre kishte përfituar edhe pagesë.

Kallëzimi në polici është bërë nga vetë spitali i cili ka zbuluar këtë shkelje dhe e ka pezulluar të riun që prej datës 11 Janar.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se 26-vjeçari firmoste procesverbalin me një kompani private në Tiranë se bombolat e oksigjenit do t’i çonte në spital.

Në të vërtetë ai nuk i ka dorëzuar ato në spitalin e Kavajës. Shtylla e ka pranuar akuzën në polici, madje ka treguar edhe emrat e personave që u ka shpërndarë bombulat.

.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, arrestohet në flagrancë 26- vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.