Mori dënim me burgim të përjetshëm, Ratko Mlladiç fotografohet me sytë me lot gjatë seancës

08/06 18:38
Credits to Apollon TV
Mori dënim me burgim të përjetshëm, Ratko Mlladiç fotografohet me sytë me lot gjatë seancës

Ratko Mlladiç, qau në sallën e gjyqit ndërsa mësoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet në Srebrenicë nga viti 1992-1995.

Për herë të parë gjenerali famëkeq i Serbisë, u kap nga mediat dhe aparatet fotografike ndërsa fshinte lotët kur dëgjonte vendimin për burgim të përjetshëm.

I ashtuquajturi Kasapi i Ballkanit i kishte sytë me lot, dhe ky fakt, nuk kaloi pa vëmendjen e medias ndërkombëtare, që gjithsesi, veç këtij fakti, i kanë dhënë më shumë rëndësi lotëve të hidhërimit dhe gëzimit të mijëra e mijëra nënave që prej dekadash ishin duke pritur vendimin për Ratko Mlladiç.

196873946 512596176846292 881853010657269486 n
Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.