Moody’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin B1, perspektiva “e qëndrueshme”

22/05 12:27
Credits to Apollon TV
Moody’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin B1, perspektiva “e qëndrueshme”

Ministria e Financave njoftoi sot se agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka konfirmuar vlerësimin e saj për Shqipërinë.

Në vlerësimin e saj të fundit, në 21 majit, vendi mbetet në kategorinë “B1”, me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se ekonomia shqiptare u ndikua në mënyrë domethënëse nga pandemia, pasi goditja erdhi në një kohë kur situata ekonomike kishte filluar tashmë të dobësohej që pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe gjithashtu ku impakti u intesifikua edhe prej varësisë domethënëse të ekonomisë në sektorin e turizmit.

Sipas Ministrisë së Financave, qëndrueshmëria është rezultat i disa reformave të ndërmarra nga qeveria, dhe Moody’s ka vlerësuar se ekonomia shqiptare ishte në përgjithësi rezistente kundrejt goditjes së pandemisë, ndërkohë që “stabiliteti makroekonomik u ruajt dhe kontraktimi (recensioni) ishte më i zbutur se sa pritshmëritë fillestare dhe gjithashtu krahasuar me vendet e rajonit” dhe se reagimi ndaj goditjes së pandemisë ishte relativisht më e vogël krahasuar me disa vende të rajonit, ajo vlerësohet se ishte në kohën e duhur.

Agjencia  parashikon se borxhi publik, pas një rritje domethënëse në 2020, do t’i rikthehet një trajektoreje rënëse.

Sipas vlerësimit, dobësitë në pozicionin e jashtëm të ekonomisë mbeten të përmbajtura pavarësisht impaktit të pandemisë, ku parashikohet se deficiti i llogarisë korrente, pas një zgjerimi të përkohshëm në 2020 si rrjedhojë e rënies së fortë të të hyrave nga turizmi dhe remitancave, nga viti 2021 do të rikthehet në nivelet përpara pandemisë dhe do të mbulohet kryesisht nga flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.