Mjeku Alimehmeti: Rastësi nëse Covid Delta s’ka hyrë në Shqipëri! Simptomat janë të ngjashme me…

17/07 20:10
Credits to Apollon TV
Mjeku Alimehmeti: Rastësi nëse Covid Delta s’ka hyrë në Shqipëri! Simptomat janë të ngjashme me…

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka folur sot i ftuar në emisionin “Kjo javë” për covid-19, dhe specifikisht për variantin Delta.

Ai tha se numri aktual i infektimeve është tejet i ulët, ndërsa shtoi, se pritet shtim i infektimeve në muajt e vjeshtës. Mjeku tha se varianti DELTA, edhe nëse nuk ndodhet aktualisht në vend, do të jetë i pranishëm në një moment të dytë.

Ai tha se ky variant i virusit ka shkallë infektueshmërie mbi 40%, ndërsa simptomat që shfaq, janë të ngjashme me viroza të tjera, ndaj sipas mjekut dhe përhapja e infeksionit është më e madhe.

Pyetje: Varianti DELTA, në optikën tuaj ka mbërritur?

Ilir Alihmehmeti: Ne nuk kemi mundësi ta mbajmë Deltën jashtë. Ne s’kemi metodë. Para një muaji OBSH njoftoi se 92 shtete kishin DELTËN prezentë, ndërkohë shtetet rreth nesh kanë raportuar raste. Nëse nuk jemi një planet tjetër, por pjesë e Evropës. Në gusht, pritet që shumica e rasteve të jenë variant DELTA. Varianti DELTA, është më ngjitës, 40% më i trasnmetueshëm, ka një klinikë më të butë. Bën që të maskohet me viroza të tjera. Bëhet më e rrallë temperatura, shumë më e rrallë humbja e shijes dhe e nuhatjes. Kjo është arsyeja që bëhet më i trasnmetueshëm se njeriu s’e kupton.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.