Mjekja e pranon para Ramës: Rastet mesatare me Covid-19 i kemi trajtuar në shtëpi për të liruar shtretërit e spitalit; Kryeministri i pret fjalën

16/02 10:56
Credits to Apollon TV
Mjekja e pranon para Ramës: Rastet mesatare me Covid-19 i kemi trajtuar në shtëpi për të liruar shtretërit e spitalit; Kryeministri i pret fjalën

Ndërkohë që po bënte vaksinën, një mjeke pneumologe në Shkodër deklaroi para kryeministrit Edi Rama se për të liruar kapacitetet në spitale, rastet mesatare me koronavirus i kanën trajtuar në shtëpi.

“Bashkë me kolegët e mi, kemi mbuluar pjesën më të madhe të pacientëve që kemi diagnostikuar. Ato me stade të lehta dhe të mesme i kemi trajtuar në shtëpi, me u mundur me liru kapacitetin e sistemit shëndetësor nëpër spitale”,- tha mjekja.

Më pas Rama ia preu fjalën duke i thënë: “nuk e ndjeve fare gjilpërën”.

“Jo nuk e ndjej se jam beze. Jam marshallah. Pastaj kam infermieren e preferume që është duke ma ba”,- ia ktheu mjekja.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.