Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e argumenton rënien e aplikimeve për mjekësinë e përgjithshme!

29/08 16:26
Credits to Apollon TV
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e argumenton rënien e aplikimeve për mjekësinë e përgjithshme!

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e argumenton rënien e aplikimeve për mjekësinë e përgjithshme me provimin e informatizuar që për herë të parë u zhvillua këtë vit. Gjatë bashkëbisedimit me maturantët fitues.

Ministrja tha se provimi shtesë kërkonte më shumë angazhim dhe përgatitje, dhe ndikoi që përzgjedhja për këtë degë të udhëhiqej nga meritokracia. Kushi: “Këtë vit u regjistruan 1813 aplikantë për programin ‘mjekësi e përgjithshme’ dhe nga këta 1022 morrën pjesë në provim.

Arsyeja kryesore ka qenë ky testi. Ata që nuk e ndjenin veten të sigurtë nuk morën pjesë në testin. Në raport me vitet e kaluar mjaft ta kishe përfshirë në formular. Dhe një maturanti që kishte mbaruar me mesataren 8 nuk i kushtonte asgjë ta vendoste mjekësinë në një nga 10 alternativa.

Ne nuk mund ta bëjmë krahasimin mes maturantëve që u regjistruan këtë vit, me ata që kanë qenë vitet e kaluara më shumë sepse nuk kërkonte asnjë përgatitje shtesë.” Rënia e aplikimeve për mjekësinë e përgjithshme vjen në një moment kur qeveria miratoi ligjin për punësim të detyruar të mjekëve të rinj për pesë vite në sistemin shëndetësor shqiptar.

Ky vendim u kontestua nga studentët, megjithatë ministrja Kushi vlerëson se është domosdoshmëri për sistemin spitalor në vend. Kushi: “Problemi që ne kemi është plotësimi i nevojave për mjekë dhe specialistë të sistemit shëndetësor në të gjithë vendin. Dhe duke vlerësuar të gjitha alternativat, të gjithë mekanizmat, duke u konsultuar edhe me vendet e tjera, ne miratuam ligjin që pati shumë debate në fakt shumë diskutime.

Për të gjithë studentët që nga viti i parë deri në vitin e gjashtë sigurisht në mënyrë të përshkallëzuar, ndryshe për vitet e ndryshme parashikon një periudhë të caktuar qëndrimi dhe kontributi në institucionet shqiptare dhe për të gjithë ata që pranojë këtë detyrim, do të ketë në fund një trajtim të veçantë edhe në punësim edhe në politikat e strehimit, kredi të buta për shtëpi” Gjatë bashkëbisedimit me maturantët, ministrja e arsimit shpjegoi se brenda afatit pesë vjeçar të punësimit përfshihet edhe periudha e specializimit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.