Ministria nxjerr shifrat: Janë vetëm 100 raste të reja në 24 orë, ka 5 viktima nga koronavirusi

19/04 19:40
Credits to Apollon TV
Ministria nxjerr shifrat: Janë vetëm 100 raste të reja në 24 orë, ka 5 viktima nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Në 24 orë janë kryer 1867 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 persona. Fatkeqësisht janë 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (19 Prill 2021)

Raste të reja ditore        100

Të shëruar në 24 orë     587

Të shtruar në spitale      173

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                1867

Testime totale           609,555

Raste pozitive             129,694

Raste të shëruara        102,171

Raste Aktive                 25,176

Humbje jete                   2,347

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              18311

Fier                  2136

Durrës             1018

Shkodër   895

Gjirokastër  856

Korçë               671

Vlorë     418

Dibër               318

Kukës     277

Elbasan   193

Berat    59

Lezhë       24

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.