
‘Ministria e Brendshme’ zbarkon në Fushë-Krujë: Kërkohen vrasësit e Shkëlzen Kastratit në Fier


Policia ka ngritur postblloqe në Fushë-Krujë për të ndaluar personat e shpallur në kërkim. Mësohet se përfaqësues të Ministrisë së Brendshme janë gjithashtu prezente.
Një ditë më parë u shpallën në kërkim vrasësit e dyshuar të Shkëlzen Kastratit, 2 nga të cilët janë nga Fushë-Kruja.
Bëhet fjalë për Albert Zajën, 37 vjeç, dhe Elmir Tufa, 29 vjeç. Tdy personat në fjalë dyshohet që janë larguar nga Shqipëria. Dy oersona të tjerë janë shpallur në kër ë kim, Silvio Cara dhe Elson Xhecuka, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Kamza.
Vrasja e Shkëlzen Kastratit ndodhi në datë 1 shkurt. Autorët e dyshuar hapën zjarr nga një makinë në ecje. Plumbat rezultuan fatal për Shkëlzen Kastratin.