
Ministri Hasani fluturon për në Nju Jork !Vizita e parë jashtë vendit e kryediplomatit!

Pas betimit si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani nuk ka humbur kohë, duke nisur menjëherë punën. Ai është nisur ndrejt New York, ku pritet të marrë pjesë në takime të nivelit të lartë, në kuadër të të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Hasani ,pritet të kryesojë një debat lidhur me nismën e Shqipërisë, për nxitjet e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare. Sipas informacioneve, ministri i ri i dekretuar nga presidenti i Republikës Bajram Begaj do të qëndrojë për përreth një javë në Shtetet e Bashkuara , ku të mërkurën e 20 shtatorit , Hasani do marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën, i cili do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama. Përvec këtyre dy aktiviteteve, Hasani do të takohet me homologë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe do të marrë pjesë në takime me fokus Ballkanin Perëndimor, paqen dhe sigurinë. Për herë të parë në historinë e anëtarësimit të saj në OKB, vendi ynë mban që prej janarit të 2022, vendin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, mandati dyvjeçar i së cilës përfundon në dhjetor të këtij viti.