Mijëra euro dhe dollarë të padeklaruara. Procedohen një turk dhe një kinez

30/09 14:50
Credits to Apollon TV
Mijëra euro dhe dollarë të padeklaruara. Procedohen një turk dhe një kinez

Një shtetas turk dhe një kinez me mijëra euro e dollarë të padeklaruara tentuan t’ja hedhin efektivëve të Rinasit. Por nuk ja dolën dot, pasi u kontrolluan dhe rezultoi që ata nuk kishin deklaruan të hollat, që po fusnin dhe nxirrnin nga vendi ynë, siç dhe ligji i detyron. Policia kufitari pati dyshime dhe bazuar në analizën e riskur i kaloi këta persona në vijnë e dytë për kontroll të imtësishëm.

Sipas policisë 36 vjeçari turk teksa po shkelte në tokën shqiptare nuk deklaroi që me vete kishte mbi 17 mijë euro. Ndërsa një 50 vjeçar kinez teksa po linte Shqipërinë nuk deklaroi rreth 11 mijë e 800 euro dhe 1.900 dollarë.

Eurot dhe dollaratë u sekuestruan. Ndërsa këta persona u proceduan nga policia për për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.