Mijëra efektivë “zbarkojnë” në terren për zgjedhje, Policia “me sytë” nga zonat problematike, Ushtria merr në dorëzim institutionet e rëndësishme

17/04 14:15
Credits to Apollon TV
Mijëra efektivë “zbarkojnë” në terren për zgjedhje, Policia “me sytë” nga zonat problematike, Ushtria merr në dorëzim institutionet e rëndësishme

Mbi 7500 efektivë të Policisë së Shtetit do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit; për të shmangur çdo përplasje të mundshme në qendrat e votimit dhe për të ruajtur KZAZ-të.

Ndërkohë, duke nisur nga java e ardhshme Forcat e Ushtrisë do të marrin në dorëzim sigurinë e institucioneve të sigurisë së veçantë, siç janë zyrat diplomatike apo dhe institucionet e tjera të vendit.

Një vëmendje e shtuar e Policisë do të ejtë dhe në zto zona të cilësuara si zona problematike, në bazë dhe të ngjarjeve që kanë ndodhur në zgjedhjet e mëparshme. Specifikisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për trazira por efektivët do të jenë në gatishmëri.

Në bazë dhe të rregulloreve të miratuara nga Policia dhe KQZ,  efektivët do të kenë veshje dhe identifikim specifik, armatim të veçantë dhe nuk duhet të afrohen pranë KZAZ-ve më shuëm se një perimetër i caktuar me rregullore.

Në koordinim me Gardën e Republikës, do të sigurohet dhe mbrojtja e zyrtarëve të lartë politikë, si dhe mbrojtja e objekteve të sigurisë së veçantë nga Forcat e Ushtrisë, në kushtet e angazhimit të Policisë në procesin zgjedhor.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.