Meta takim me Ambasadorin e ri të Arbaisë Saudite: I bindur se përpjekjet tuaja do të forcojnë marrëdhënien mes dy vende tona

29/07 13:21
Credits to Apollon TV
Meta takim me Ambasadorin e ri të Arbaisë Saudite: I bindur se përpjekjet tuaja do të forcojnë marrëdhënien mes dy vende tona

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, të cilin e uroi për detyrën e re, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta me bindje të plotë thotë se përpjekjet e ambasadorit të ri, do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet vendeve tona, sidomos në fushën ekonomike e tregtare.

Gjithashtu kreu i shtetit, i ka shprehur mirënjohje për ndihmën e vyer teknike dhe financiare që Arabia Saudite i ka dhënë ndër vite popullit shqiptar.

“Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita në takim Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Sh.T.Z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi, të cilin e urova për detyrën dhe e sigurova për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Me bindjen se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet vendeve tona, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, shpreha mirënjohjen për ndihmën e vyer teknike e financiare dhe programet zhvillimore të dhënë ndër vite nga Arabia Saudite për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.