Meta nga Vlora: I kam bërë shkresë ministres dhe kryeministrit, kontollorëve u kam thënë “vazhdoni punën”, Balluku sot më shantazhoi (Ka dy pyetje për të)

07/04 18:02
Credits to Apollon TV

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, lidhur me situatën e krijuar sot në aeroportin e Rinasit, pas grevës së kontrollorëve të AlbControll, të cilët nuk janë dakord me reduktimin që i është bërë pagës së tyre.

Meta tha se të dyja palët i kanë lënë nervat dhe po e zgjidhin këtë punë me shantazhe në vend që ta zgjidhin me dialog.

Kreu i Shtetit deklaroi nga Vlora se ai më herët i ka bërë shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe kryeministrit lidhur me problemin e kontrollorëve, madje i ka bërë thirrje edhe kontrollorëve që të vazhdojnë punë dhe mos ta braktisin për asnjë moment.

Ilir Meta: Ajo që ndodhi sot nuk duhet të ndodhte si nga ana e kontrollorëve dhe nga ana e qeverisë, pasi kërcënohen jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm cënimi i sigurisë kombëtare, por edhe të sigurisë ndërkombëtare. Është mesazh i gabuar edhe një lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muaj sindiakata e kontrollorëve ka ngritur pretendime ndaj ministrisë dhe autoriteteve të aviacionit, edhe ndaj institucioneve të tjera dhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë, ndaj institucioneve europiane, ku ne jemi pjesë, dhe për fat të keq s’ka patur dialog mes përfaqësuesve të ministrisë dhe autoriteteve zyrtare përgjegjëse për këtë çështje. Jam njoftuar për këtë çështje dhe duke dashur të dëgjojë drejtpërdrejt në 31 mars patëm një takim prita një përfaqësi të tyren. Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cënuar në bazë të kontratave të tyre dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një preiudhë të caktuar. Prej 10 muajsh nuk kishin marrë përgjijgje dhe ministria nuk kishte treguar asnjë interes për zgjidhjen e problemit. I dërgova shkresë ministres, kryeministrit duke vënë në dije edhe partnerët ndërkombëtarë se kjo situatë duhet parë me vëmendje pasi nuk duhet të cënohet siguria ajrore e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu se do të nisë dhe stërvitja e përbashkët e shumë vendeve të NATO-s, sepse pritet të rritet trafiku ajror. I kam kërkuar me përgjegjësi të plotë dhe i kam bërë apel kontrollorëve që të vazhdonin punën e trye me përgjegjshmëri të lartë. Puna e tyre siguria kombëtare është çështje jetike. U kam thënë duhet të garantohet cilësia dhe kontrolli i punës në përputhje me standartet europiane. I kam thënë vazhdoni punën pavarësisht cënimit të të drejtave tuaja. Në 2 prill kërkova marrjen e masave për zgjidhjen e situatës nga ministria , ministria nuk angazhohet për të zgjidhur situatën, por për të shantazhuar më tej për të nisur procedurat e shkarkimit të kontrollorëve. Pasi u bë kjo filluan dhe largimet në masë nga puna. Kam një pyetje për Ballukun që sot doli më akuzoi dhe shtantazhoi. Si shpjegohet që prej 10 muajsh nuk gjete kohën të takoheshe me kontrollorët që janë të trajnuar për më shumë se 20 vite për këtë punë, dhe si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e aeroportit të Rinasit i bëre për një ditë kur ato duheshin për 6 muaj apo për 1 vit?

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.