Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Aleks Luarasit: Humbje e madhe për botën akademike, u prehtë në paqe!

23/11 15:28
Credits to Apollon TV
Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Aleks Luarasit: Humbje e madhe për botën akademike, u prehtë në paqe!

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit e cilëson Luarasin si një si një pioner të guximshëm të modernizimit të sistemit arsimor. Ai shkruan se profesori ka spikatur në fushën e mendimit bashkëkohor juridik, jetën akademike, institucionet qeverisëse dhe në forumet ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

I japim sot lamtumirën e fundit njërit prej ikonave të jurisprudencës shqiptare, Profesorit të nderuar Aleks Luarasi, simbol i vlerave arsimdashëse dhe intelektuale të shoqërisë dhe kombit shqiptar.

Pioner i guximshëm i modernizimit të sistemit tonë arsimor, kontributi i tij mjaft i spikatur në fushën e mendimit bashkëkohor juridik, në jetën akademike, në institucionet qeverisëse, në forumet ndërkombëtare dhe në shumë angazhime të tjera profesionale me rëndësi madhore në proceset demokratizuese në vend do të mbetet përherë i respektuar.

Urtësia, mençuria, vullneti dhe vizioni i Profesor Luarasit do të na mungojnë të gjithëve!

Ngushëllime familjes dhe botës akademike shqiptare për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Të prehet në paqe!

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.