Mes stuhisë: Gjenden 50 sirianë në Vjosë, do iknin me gomone në Itali

08/01 21:38
Credits to Apollon TV
Mes stuhisë: Gjenden 50 sirianë në Vjosë, do iknin me gomone në Itali

Një aksion i policisë dhe FNSH është zhvilluar mbrëmjen e sotme në fshatin Poro në Vlorë, ku janë gjetur 50 klandestinë të vendeve arabe.

Apollon News mëson se kanë qenë gati për tu trafikuar drejt Italisë pasi ishin bërë gati për të ikur me gomone. Klandestinët, të cilët ishin fshehur dhe ishin në pritje për tu nisur me mjetet lundruese, janë shoqëruar nga policia dhe do të merren në pyetje në komisariatin e Vlorës.

Duket se klandestinët kanë gjetur ditën e gabuar për të ikur në mënyrë ilegale nga një shtet drejt një tjetri pasi e gjithë situata është nën monitorim nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh.

Vlorë – Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta

Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza

Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta

Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.

Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

RojaBregdetare

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.