Merret vendimi EKSTEM, familjarëve nuk u lejohet të fusin ushqime për pacientët e shtruar në spitalet Covid

11/02 10:40
Credits to Apollon TV
Merret vendimi EKSTEM, familjarëve nuk u lejohet të fusin ushqime për pacientët e shtruar në spitalet Covid

Dy spitalet Covid, ai i Infektivit dhe Covid-3 nuk do të lejojnë më që familjarët e pacientëve të fusin ushqime në pavion.

Sipas informacioneve për Fax News, familjarët thonë se janë njoftuar që brenda nuk mund të fusin asgjë për të afërmit e tyre.

 Ata mund t’u çojnë vetëm rroba që iu duhen për t’u ndërruar.

“Ne nuk flasim dot me atë që është brenda, i dërgova disa rroba, kemi gati dy orë që presim këtu dhe ende nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Vetëm rroba na thanë që do fusim brenda, se ushqim e ujë kemi. Nuk kemi folur dot në telefon me të afërmin që është brenda, 4 katër ditë shtruar”, shprehet një prej familjarëve që ndodhet në pritje përpara Covid 3.

Tashmë pacientët do të jenë të detyruar të hanë vetëm ushqimin e përgatitur nga spitali.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.