Merret peng për disa orë i riu. Prangoset 37-vjeçari

17/12 14:28
Credits to Apollon TV

Një shtetasi 37-vjeçarë është arrestuar nga forcat blu në Bulqizë, pasi dyshohet se ka marr peng për disa orë një 22-vjeçar. I arrestuari është shtetasi me inicialet Y.D i cili mbante peng të riun në garazhin e makinës.

Njoftimi:
I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit, kapet dhe vihet në pranga autori.

Specialistët për hetimin e Krimieve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B, 22 vjeç, banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës .

Me marrjen e njoftimit , shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.