Merr fund “tmerri” në Gjirokastër, 34 vjeçari mban peng në shtëpi partneren dhe e dhunon, ndërhyn Policia

19/07 13:06
Credits to Apollon TV
Merr fund “tmerri” në Gjirokastër, 34 vjeçari mban peng në shtëpi partneren dhe e dhunon, ndërhyn Policia

Një 34 vjeçar është arrestuar nga Policia në Dropull pasi ka marrë peng partneren e tij. Mësohet se ky shtetas ka ushtruar dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj partneres së tij 36 vjeçare.

Menjëherë ka ndërhyrë Policia dhe ky shtetas është arrestuar në kushtet e flagrancës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.

“Shërbimet e Postës së Policisë Dropull kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”, pasi ka marrë me forcë në banesë, partneren e tij 36-vjeçare, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj”, njofton Policia.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.