Mercedesa e Bentley, Policia gjoba “të majme” për pasanikët e Tiranës që parkojnë vend e pa vend, në rrugë bëjnë gara

25/11 11:58
Credits to Apollon TV
Mercedesa e Bentley, Policia gjoba “të majme” për pasanikët e Tiranës që parkojnë vend e pa vend, në rrugë bëjnë gara

Dhjetëra shoferë mjetesh janë gjobitur nga Policia e Tiranës, për parkime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Disa prej tyre janë kapur dhe të dehur në timon, si dhe shumë mjete janë marrë me karoatrec.

Në funksion të kontrolleve janë konstatuar dhe:

  • Arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
  • Proceduar për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh.
  • Proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh sportive.
  • Proceduar 14 drejtues mjetesh për errësim të xhamit parapritës.
  • Proceduar 146 drejtues mjetesh për përdorim te aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
  • Proceduar 1123 automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.
  • Proceduar për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik 82 automjete.

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.