Mëngjeset dhe mbrëmjet me temperatura të ftohta, mësoni si do jetë moti këtë javë

23/11 7:08
Credits to Apollon TV

Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira deri mesatare keto më të perqëndruara ditën e martë.

Më pas në ditët e tjera të javës moti do të jetë i kthjellët dhe me temperatura në rritje.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.

Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 0ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 17°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior- Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.