Mediu, gjyq maratonë !Thërret 90 dëshmitarë, në listë dhe gjeneralë te NATO-s!

08/09 13:46
Credits to Apollon TV
Mediu, gjyq maratonë !Thërret 90 dëshmitarë, në listë dhe gjeneralë te NATO-s!

Seanca gjyqsore e radhës ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, për cështjen e Gërdecit u mbajt këtë të premte, ku Mediu përmes avokatëve të tij mbrojtës, Ardian Vishës dhe Henrik Ligorit kërkoi të thirren për tu marrë në pyetje 90 persona. Në mesin e tyre ish ministra, gjeneralë të NATOS si dhe ish zyratë të lartë të Mbrotjes në Shtetet e Bashkuara, të cilët nuk kanë lidhje me ngjarjen e 15 marsit të 2008-së, por thirren të dëshmojnë për vlerësimin e situatës së shpërthimit në depon e armatimeve. Dëshmitarët që mbrojtja e Mediut kërkon të thirren për tu pyetur, janë personalitet që kanë bashkëpunuar me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Mjedisit në atë kohë, për reformimin e forcave të armatosura, kontrollin civil të Forcave të Armatosura, për proceset e organziimit dhe të funksionimit të komandimit në Forcat e Armatosura, për analizën e situatës së municioneve dhe mbështetjen për demontimin e tyre. Në mesin e personave të thirrur, janë ish ministri i mbrojtjes Pandeli Majko, ish ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, ish ministri i financave Ridvan Bode, ish ministri i drejtësisë Aldo Bumci, ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, ish zëvëndës ministri i mbrojtjes Besnik Baraj etj. Gjithashtu janë thirrur si dëshmitarë ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë e Maqedonisë. Ish minsitri kërkon të kryer një eksperiment, me të cilin kërkon të vërtetojë nëse kemi të bëjmë me një shpërthim aksidenal apo të qëllimshëm. Gjkata e posacme antikorrupsion pritet të marrë vendimin nëse do e pranojë listën e 90 dëshmitarëve dhe të zhvillohet një seancë maratonë dhe nëse do pranojë kërkesën e ish ministrit për gjykim të shkurtuar. Dosja e Gërdecit u rihap në shtator të vitit 2021, pas këmbënguljes së Zamira Durdës, njërës prej familjarëve të viktimave të shpërthimit në Gërdec, që mori jetën e 26 personave dhe plagosi qindra të tjerë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.