Mediat Italiane: Gjendet djali i çiftit Shqiptar, prindërit e të cilit ishin masakruar dhe futur ne valixhe.

17/12 17:46
Credits to Apollon TV
Mediat Italiane: Gjendet djali i çiftit Shqiptar, prindërit e të cilit ishin masakruar dhe futur ne valixhe.

Zbardhen detaje të reja nga krimi horror në Itali, ku u gjetën të copëtuar brenda disa valixheve trupat e çiftit shqiptar nga Vlora, Shpëtimin dhe Teuta Pasho, 62 dhe 60 vjeç. Pak orë pasi thanë se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia djali i çiftit, Taulant Pasho, 33 vjeç, mediet italiane shkruajnë se ai ndodhet në një burg të Zvicrës.

I riu ndodhet në burgun zviceran prej 16 tetorit të këtij vitit, pasi akuzohet për vjedhje dhe shkelje të tjera. Në mediet italiane thuhet se Taulant Pasho ishte personi i fundit që kishte takuar prindërit e tij, Shpëthim dhe Teuta Pashon, më 2 nëntor, ditë në të cilën ai ka dalë nga burgu me masën e arrestit shtëpiak.

Hetuesit janë fokusuar edhe te konfliktet familjare që kanë patur bashkëshortët me fëmijët prej vitesh. Mediet italiane raportojnë se dy vajzat e çiftit u shoqëruan mbrëmjen e djeshme në komisariat së bashku me xhaxhain e tyre, që jeton në Kastelfiorentino.

Daniela dhe Vitoria janë marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së mërkurë. Sipas mediave italiane, hetuesit janë të bindur se mes vëllait dhe motrave nuk ka pasur marrëdhënie të mira.

Pas vrasjes, çiftit shqiptar i mungonte një shumë prej 40 mijë eurosh. Kjo shumë parash ishte përfituar nga Shpëtimi si dëmshpërblim për një aksident që kishte pësuar në Shqipëri. Eshtrat e Shpëtimit dhe Teutës, të cilët u zhdukën në 2015, u gjetën javën e kaluar nga një fermer ndërsa po punonte në kopshtin e tij.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.