
Më shumë se 500 mijë vota të numëruara në Kosovë, Vetëvendosje thellon diferencën me partitë e tjera


Janë numëruar më shumë se 500 mijë vota në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm ndaj partive të tjera.
Deri më tani VV ka siguruar 46,43% të votave; PDK 18,98%, LDK 13,81% dhe AAK 8,77%.
Ndërkohë NISMA e Fatmir Limaj deri më tani është jashtë parlamentit, pasi ka arritur të sigurojë vetëm 2.8% të votave.
Edhe sondazhet dhe “exit poll-et” pas votimit nxorën Lëvizjen Vetëvendosje fituese, ndaj sipas këtyre rezultateve pritet që kryeministri i ri i Kosovës të jetë Albin Kurti.