
Me shpejtësi skëterrë, shoqërohet shoferi i “X6” që përfundoi në pedonalen e Liqenit

Policia Rrugore Tiranë ka shoqëruar 26-vjeçari, Eldi Allushi, i cili gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm me makinën e tij u ngjit mbi digen e liqenit artificial në Tiranë dhe u përplas me bordurat mbrojtëse.
Policia njofton se rreth orës 15:00 Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat 26-vjeçarin, pronar i automjetit BMË X6. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm 26-vjeçari po qarkullonte me shpejtësi marramendëse dhe nga Rruga e Kosovarëve ka përfunduar në pedonalen e Liqenitt. Pas aksidentit, i riu la makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Fatmirësisht për shkak të orarit në pedonale nuk ka pasur qytetarë që bënin ecjen e mëngjesit dhe si pasojë nuk pati të plagosur.