Me sandwich dhe pije freskuese, nis në Bruksel takimi Kurti-Vuçiç, dy liderët ballkanik nuk shihen as në sy (PAMJET)

18/08 12:28
Credits to Apollon TV
Me sandwich dhe pije freskuese, nis në Bruksel takimi Kurti-Vuçiç, dy liderët ballkanik nuk shihen as në sy (PAMJET)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç janë takuar këtë të enjte në Bruksel. Ky është takimi i tretë i tyre dhe ndërmjetësohet nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian.

Fillimisht, kryediplomomati europian, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak ulen në tavolinë, ndërsa më pas aty shkon Kurti e Vuçiç. Bie në sy se në tavolinat e tyre ndodhen plot sandwich e pije freskuese, të cilat me gjas tregojnë se bisedimet do të jenë të gjata.

Po ashtu, bie në sy se dy liderët ballkanik nuk përshëndeten e as s’shihen në sy teksa ulen njëkohësisht përballë njëri-tjetrit.

Bashkimi Europian planifikon që këtë takim ta fokusojë në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

BE ka njoftuar se gjatë këtij takimi do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve. Për këtë takim, Borrell thirri Kurtin dhe Vuçiçin, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës në fund të korrikut.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.