Më pak se 2 mijë testime, bie ndjeshëm numri i infektimeve të reja dhe i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë (BILANCI)

22/03 17:53
Credits to Apollon TV

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Ka një rënie të numrit të testimeve dhe rrjedhimisht një rënie të infeksioneve të reja në 24 orë. 

Janë bërë 1993 testime nga të cilat rezultojnë 344 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 344 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i Dejës,  Malësi e Madhe, 3 raste Elbasan, Kavajë, Divjakë, Peqin, Skrapar, Vorë, Patos, 2 raste në Kamëz, Sarandë, 1 rast në Has, Delvinë, Ura Vajgurore, Belsh, Cërrik, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani,  1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Saranda moshave 63-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 699 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,846 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1714 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 48,229 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (22 Mars 2021)

Raste të reja ditore        344

Të shëruar në 24 orë     699

Të shtruar në spitale      399

Humbje jete në 24 orë   8

Testime ditore               1993

Testime totale           534,789

Raste pozitive           121,544

Raste të shëruara     85,846

Raste Aktive              33,553

Humbje jete               2145

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    22823

Fier       2642

Durrës    1476

Vlorë      1364

Shkodër      1276

Gjirokastër 1228

Korçë      794

Lezhë      637

Elbasan   463

Kukës     341

Dibër     337

Berat       172

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.