‘Me hashash pranë gjimnazeve, dy të arrestuar në Tiranë e Dibër

21/09 13:23
Credits to Apollon TV
‘Me hashash pranë gjimnazeve, dy të arrestuar në Tiranë e Dibër

Policia vijon arrestimet në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. Objektiv i parë i uniformave blu janë personat e dyshuar dhe akuzuar si shpërndarës të lëndëve narkotike brenda dhe përeth shkollave të vendit. Në kuadër të operacionit, dy persona janë arrestuar në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për një 29-vjeçar në Tiranë dhe një 19 vjeçar në Dibër. Në Tiranë është arrestuar, Armando Shima, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve. 29 vjeçari u lokalizua dhe arrestua në rrugën Mine Peza në Tiranë. Në Dibër u arrestua Fabjan Rriçku, 19 vjeç. Gjatë kontrolleve, policia i gjeti të riut një sasi të vogël hashashi të ndarë në doza dhe gati për shitje pranë ambienteve të gjimnazit të Peshkopisë. Policia thotë se gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroinë, 1 armë zjarri pistoletë, automjete, celularë dhe mijëra euro me burim aktivitetin e paligjshëm.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.