Me Faikun, Antonin dhe Aliun, Presidenti Meta publikon “kartolinën” buzë liqenit të Shkodrës

19/06 12:41
Credits to Apollon TV
Me Faikun, Antonin dhe Aliun, Presidenti Meta publikon “kartolinën” buzë liqenit të Shkodrës

Presidenti Ilir Meta ka zgjehdur që këtë fundjavë të nxehtë të largohet nga Tirana. Me temperaturat mbi 30°C në kryeqytet, Meta ka zgjedhur Shkodrën për të kaluar fundjavën.

“Në Krajën e mrekullueshme me Faikun, Antonin dhe Aliun, buzë liqenit të Shkodrës”, shkruan Meta dhe ndan foton me miqtë e tij. Kreu i shtetit shihet i veshur sportiv, me një bluzë ngjyrë bojëqielli.

Mesa duket të gjithë krerët e vendit kanë zgjedhur veriun për të kaluar fundjavën. Dje, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto nga malsitë e Tropojës, ndërsa mëngjesin e sotëm kryeministri Rama publikoi një video nga alpet.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.