
Me dy pistoleta në çantë! Arrestohet i riu, tentoi të fuste armë zjarri nga Morina

Është parandaluar një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Kosova, drejt vendit tonë. Në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, është vënë në pranga një 26-vjeçar që tentoi të fuste në Shqipëri, 2 armë zjarri pistoleta.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në Shkodër, Policia gjeti një tjetër armë zjarri, municion luftarak, sasi dhe fara të cannabis sativës. Gjithashtu janë sekuestruar 3 armët e zjarrit pistoleta, fishekë luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 400 fara të kannabisit dhe 2 targa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. Mbi të riun rëndojnë veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”