Me AK-47 në krah, njihuni me talebanin me MASTER në “SHKENCA POLITIKE” që u pagua nga SHBA: Kam punuar si mësues anglishte, ëndërroj të jap mësim mbi politikën dhe ligjet

18/08 18:38
Credits to Apollon TV
Me AK-47 në krah, njihuni me talebanin me MASTER në “SHKENCA POLITIKE” që u pagua nga SHBA: Kam punuar si mësues anglishte, ëndërroj të jap mësim mbi politikën dhe ligjet

Prej ditësh forcat talebane kanë marrë nën kontroll Afganistanin dhe po terrorizojnë qytetarët vendas, ndërkohë që presidenti i vendit është arratisur dhe ushtria vendase pothuasje nuk ekziston më.

Por mes talebanëve të “tmerrshëm” që po terrorizojnë qytetarët e Afganistanit ka edhe persona që kanë studiuar dhe janë diplomuar. Një prej tyre është Assad Massoud Khistani, i cili “përfitoi” nga projektet amerikane në Afganistan, u shkollua dhe u pagua nga SHBA për punën e tij në këto projekte.

Në një intervistë ai thotë se është diplomuar për Shkenca Politike në Universitetin e Kabulit dhe ka punuar si mësues anglishte, ndërsa shton se ëndërron që në të ardhmen të japë mësim për politikën dhe ligjet.

“Una kam studiuar Shkenca Politike në Universitetin e Kabulit dhe kam marrë diplomën e Masterit në Universitetin e Dawatit. Kam qenë mësues anglishte dhe “inshallah” do të jem sërish mësues në të ardhmen. Unë do të vazhdoj të jap mësim në universitet sërish, jo vetëm për anglisht, por edhe për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, sepse i kam studiuar.

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.