Më 9 qershor seanca për shkarkimin e presidentit Meta

31/05 11:38
Credits to Apollon TV
Më 9 qershor seanca për shkarkimin e presidentit Meta

Konferenca e Kryetarëve vendosi të caktojë datën 9 qershor ora 10:00 seancën ku pritet të votohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentin Ilir Meta.

Komisioni Hetimor miratoi më datë 28 maj raportin për shkarkimin e kreut të shtetit dhe sipas tij janë evidentuar 16 shkelje që presidenti ka bërë.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit u ngrit pas një kërkese të bërë nga 49 deputetë të kuvendit aktual.

Gjithashtu, në mbledhjen e Konferencë së Kryetarëve u vendos dhe për debatin që do të kryhet në seancë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.