Me 259 milion lekë kredi ndër vite, Prokurori i Apelit të Vlorës Pelivan Malaj ‘digjet’ në vetting

11/01 9:35
Credits to Apollon TV
Me 259 milion lekë kredi ndër vite, Prokurori i Apelit të Vlorës Pelivan Malaj ‘digjet’ në vetting

Prokurori i Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj është shkarkuar nga detyra sot, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në maj 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada. Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.

Për shkak të problemeve me pasurinë, KPK ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të Prokurorit Malaj. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. /NB

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.