Mblidhet Komiteti i Ekspertëve: Ja kush do vendosë për masat anti-Covid (EMRAT)

11/03 10:29
Credits to Apollon TV

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, prezanton anëtarët e rinj të Komiteteit Teknik të Ekspertëve për Covid-19. Pak ditë më parë, nga Komiteti deklaroi tërheqjen mjeku i njohur Tritan Kalo.

Aktualisht, Manastirliu ka prezantuar si anëtar të rinj dhe të përhershëm të Komitetit profesor Dhimitër Krajën, profesoreshë Armira Kolën dhe profesor Alban Yllin.

Ndërkohë, sot përpos pasqyrimit të situatës epidemiologjike në vend deri më tani, pritet që Komiteti të marrë dhe një vendim për kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkoi të vendoset një afat për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona. 

Kjo kërkesë u depozitua në Gjykatë nga Partia Republikane e Fatmir Mediut. Kushtetuesja e pranoi pjesërisht këtë kërkesë dhe kërkon nga Komiteti njën datë fikse se deri kur do të jenë të ndaluara aktivitetet politike.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.