Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, zbardhet mesazhi drejtuar anëtarësisë

14/07 20:01
Credits to Apollon TV
Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, zbardhet mesazhi drejtuar anëtarësisë

Ditën e shtunë Partia Demokratike do të zhvillojë në orën 10:30 mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Sekretariati organizativ i PD-së u ka dërguar një mesazh anëtarëve të Kuvendit që të jenë ë pranishëm dhe të pajisur me kartë identiteti.

Kujtojmë se në mbledhje do të përcaktohen linjat kryesore të strategjisë politike të PD dhe do të vlerësohet mundësia për ndryshime në statutin e PD-së.

Mesazhi drejtuar anëtarsisë

I nderuar anetar i Kuvendit Kombetar te PD,

Ju njoftojme se mbledhja e Kuvendit do te zhvillohet diten e shtune, date 17.07.2021, ora 10:30, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane.

Ju lutemi te jeni prezent dhe me vete te keni karten tuaj te identitetit.

Sekretariati Organizativ i Partise.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.